Dreshaj: Mustafa është njeri i kapitulluar, LDK-ja duhet të shkoj në zgjedhje

Zgjedhjet lokale 2017 November 23, 2017 - 20:26

Pas numërimit të votave me kusht, atyre me postë e të personave me nevoja te veçanta, Gani Dreshaj nga AAK-ja përmbysi rezultatin ne Istog, kështu duke dalë para kundërkandidatit të tij nga LDK-ja, Haki Rugova.

Vetë Dreshaj deklaroi që nuk është i befasuar nga ky rezultat i ri, përderisa bëri të ditur që AAK-ja veçse ka dërguar ankesat rreth procesit të votimit në këtë komunë.

Kryetari i zgjedhur i Istogut ka komentuar edhe për reagimin e LDK-së për përmbysjen e këtij rezultatit, duke thënë që kjo parti ka nevojë për ndryshime.

“Isa Mustafa është njeri i kapitulluar. LDK-së do ti bie mirë në qoftë se humb edhe Prishtinën dhe shkojnë në zgjedhje. LDK-ja ka nevojë të mbajë zgjedhje prej fillimit” ka thënë Gani Dreshaj.

Tutje Dreshaj ka thënë që do të filloj punën me pastrimin e spitaleve dhe ambientit në Istog, pas së cilës do të vazhdoj punën me burokracinë e kësaj komune, njofton Klan Kosova.

Të rekomanduara