Reagon anëtari i KQZ-së nga 'Lëvizja Vetëvendosje' për rinumërimin e votave!

Zgjedhjet lokale 2017 November 23, 2017 - 20:11

Anëtari i KQZ-së nga Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, përmes një postimi në “facebook”, ka kundërshtuar vendimin për rinumrimin e votive në Komunën e Prishtinës dhe atë të Prizrenit, ku kandidatë në këto komuna janë nga subjekti që ai i përket, transmeton “Zeri.info”.

Ai ka thënë se vetëm në dy komuna ku ka fituar LVV-ja vendoset që të rinumërohen tërësisht.

Ky është psotimi i plotë:

Vetëm për dy komunat ku ka fituar Lëvizja VETËVENDOSJE! vendoset që të rinumërohen tërësisht:

Vetëm për dy komunat ku ka fituar Lëvizja VETËVEDNOSJE! nuk numërohen votat me kusht dhe me postë:

Fitorja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! është pengesa e vërtetë e tyre, por pengesë për kriminelët dhe mafin do të besim gjithnjë, përgjigje për ata po ashtu. Vullneti i votuesve nuk mund të zhbëhet, fitorja nuk do të lejohet që të na merret. Kjo para së gjithash është fitore e qytetarëve të bashkuar kundër krimit dhe korrupsionit dhe kështu do të mbetet!

Të rekomanduara