Dreshaj përmbysi rezultatin, shpërthen festa në Istog

Zgjedhjet lokale 2017 November 23, 2017 - 18:27

Përkrahësit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tashmë kanë filluar festën në sheshin e Istogut, pasi votat me postë dhe ato me kusht kanë përmbysur rezultatin preliminar të zgjedhjeve komunale, duke bërë që Gani Dreshaj i AAK’së të mposhtë rivalin nga LDK, Haki Rugovën, transmeton gazetametro.net

Sipas një videoje të publikuar në rrjetet sociale, simpatizantët e AAK kanë dalë për të festuar, të gëzuar që AAK ka arritur të fitojë edhe një komunë, duke mbledhur tetë sosh nga tërë Kosova.

Sipas KQZ’së, Gani Dreshaj ka fituar zgjedhjet me rreth 600 vota më shumë.

Image

Image

Image

Image

Image

 

Të rekomanduara