Fillon numërimi i votave me kusht

Zgjedhjet lokale 2017 November 23, 2017 - 14:46

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës, në komunat: Gjakovë dhe Gjilan.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se fillimisht kanë filluar me numërimin e votave në këto dy komuna, për të vazhduar më pas me komunat si Istog, Kaçanik, Klinë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Podujevë, Shtime, Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Malishevë dhe Kllokot.

Ndërsa, rinumërimi sipas vendimeve të PZAP-it në Prishtinë, Prizren, Dragash dhe Rahovec do të fillojë pas kompletimit të numërimit të votave me kusht; votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës.

Të rekomanduara