KQZ: Pas votave me kusht, Prishtina dhe Prizreni në rinumërim

Zgjedhjet lokale 2017 November 23, 2017 - 12:49

 Valdete Daka në mbledhjen e KQZ-së mori vendim që të vazhdohet me numërimin e votave me kusht në komuna ku nuk ka mundësi ndërrimi të rezultatit, si dhe sipas saj propozimi nga PZAP që të fillon rinumërimi për komunën e Prizrenit në të gjithë vendvotimet, si dhe 35 vendvotime në Dragash, rinumërimi i 3 vendvotimeve në Rahovec dhe rinumërimi i tërësishëm i votave në Prishtinë të ndodh pas numërimit të këtyre votave me kusht, shkruan “Zeri.info”.

Ishte Adnan Rrustemi ai që e kundërshtoi  përsëri një gjë të tillë sepse tha se as nuk është vendim i drejtë sepse ende nuk janë numëruar votat me kusht dhe me post.

"Nuk ka pasur asnjë ankesë për ecurinë e procesit të votimit në Prishtine, dhe asnjë raportim në dhomën operative të KQZ-së, ka pas ankesa për disa vendvotime dhe e kem vendimin për rinumërim të plotë", tha Rrustemi.

Ai tha se është kundër dhe KQZ me një vendim të sotëm po hyn edhe në një vendim jo ligjor, sepse po bënë veprim para Gjykatës Supreme.

Daka tha se nuk e ka marrë ajo këtë vendim dhe ka ardhur njësoj sikur ai në mbledhje.

"Nuk mundem unë ta detyroj askënd, gjithkush e bartë përgjegjësin ligjore dhe morale për veprimet e veta", tha Daka.

Daka pavarësisht replikave që pati në mbledhje, mori vendim që të vazhdohet me numërimin e votave me kusht për këto komuna, që nuk kanë probleme dhe parregullsi dhe pastaj të vazhdoj rinumërimi i komunës se Prizrenit dhe Prishtinës./ZERI/.

Të rekomanduara