Mustafa: Rinumërimi do ta nxirrte fitues Arban Abrashin

Zgjedhjet lokale 2017 November 22, 2017 - 21:33

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në Zona e Debatit të Klan Kosovës, ka thënë se gara për Prishtinën, mbetet ende sfidë e këtij subjekti partiak në mënyrë që të zgjidhet i pari i kryeqytetit gjithnjë duke respektuar votën.

”Kemi sfidën për Prishtinën për të kaluar në mënyrë reale në mënyrë që fituesi të jetë ai që kanë dashur qytetarët e Prishtinës. Kemi dy degë që kemi pasur rezultatet që nuk i kemi pritur. Është një pjesë e Prishtinës që është në zhvillim e sipër”, ka treguar Mustafa.

LEXO EDHE: Daut Haradinaj tregon ‘prapaskenat’ e marrëveshjes me LDK-në në Prishtinë

”Është përmirësuar gjendja në krahasim me atë të 22 qershorit, por jo edhe aq sepse nuk kemi arritur një rezultat të duhur. Megjithatë vlerësoj atë që është arritur në degën e tretë dhe në degën e katërt”.

I pari i LDK-së, Isa Mustafa tutje ka thënë se rinumërimi i votave është i nevojshëm në mënyrë që të pastrohet gjendja e gabimeve të mundshme në balotazh.

Kjo pasi sipas tij ka një diferencë mjaft të ngushtë në mes kandidatit të tyre për Prishtinën, Arban Abrashit si dhe atij të Vetëvendosjes, Shpend Ahemtit. 

”Kur je në zgjedhje është luftë për secilën votë. Por, është proces zgjedhor i kapërcyer që mund të jetë një mësim se si mund të sjellim votat me kohë në të ardhmen”.

”Në mënyrë që fitorja të jetë e qartë ne kemi kërkuar rinumërim. Jam i bindur që do të fitojë kandidati ynë, Arban Abrashi, por ajo varet nga qytetarët”, tregon Mustafa. 

”Megjithatë për të pastruar këtë situatë, do të ishte më mirë, të bëhej rinumërimi i votave, për tu sqaruar të gjitha gabimet eventuale të bëra. Rezultati është shumë i përafërt e sigurisht që gjithmonë janë dyshimet se mund të ketë ndodhur diçka”, është shprehur Mustafa, në Zona e Debatit. 

 

Të rekomanduara