A do ta njohë Haskuka-Totajn për kryetar, nëse ndryshon rezultati në Prizren?

Zgjedhjet lokale 2017 November 21, 2017 - 15:29

Fituesi i Komunës së Prizrenit (sipas rezultateve preliminare), Mytaher Haskuka, i pyetur nëse do ta njohë kundërkandidatin e tij, Shaqir Totaj për fitues, po qe se ndryshon rezultati pas numërimit të votave me kusht, është shprehur i bindur se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë, raporton zeri.info.

Kjo meqë siç ka thënë Haskuka, nuk janë 1500 vota me kusht siç po pretendohet, por janë gjithsej 944 të tilla.

“Po paraqitet që janë 1500 vota me kusht në Prizren. Kurrë nuk ka pasur kaq vota me kusht. Në evidencën tonë që e kemi të shënuar janë 944 vota me kusht dhe këto janë edhe në KQZ, janë 944 vota, nuk janë 1500. Nga 944 vota, ato zakionisht përcjellin gjendjen e njëjtë si është në procesin zgjedhor. Prandaj, unë nuk besoj që do të ndryshojë diçka nga rezultati i 19 nëntorit”, deklaroi Haskuka sot, duke u shprehur i bindur se nuk do të ketë kurrfarë ndryshimi. 

Ai më tej, tha se për të ndodhur e kundërta, duhet që kundërdandidati i tij, Shaqir Totaj, t’i marrë të gjitha votat e panumëruara, gjë që sipas tij, është e pamundur.

“Z.Shaqir Totaj duhet t’i marrë 944 vota që të kalojë, kjo nuk mund të ndodhë”, theksoi Haskuka./Zeri/
 

Të rekomanduara