Nisma për Kosovën fitoi një komunë, në 11 të tjera në bashkëqeverisje

Zgjedhjet lokale 2017 November 20, 2017 - 15:18

Nisma për Kosovën ka mbajtur konferencën e parë pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.

Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën ka konfirmuar se Nisma për Kosovën edhe katër vite të tjera do të qeverisë me Malishevën.

“Ndjejmë kënaqësi që Malisheva mbetet sërish me Nismën”, tha ai, raporton "Zeri.info".

Sherifi ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë votuar Nismën.

“Zotohemi nga këtu që do të vazhdojmë të punojnë edhe katër vitet e ardhshme”, ka thënë ai.

Sherifi është shprehur i kënaqur që kandidatët që Nisma i ka përkrahur kanë shpallur fitore.

“Nisma në këto zgjedhje ka pasur ne disa komuna koalicione me disa nga partitë. Vendimi i partisë ka qenë që koalicioni të lidhet varësisht nga kandidati dhe jo nga partitë. Degët kanë arritur këto marrëveshje dhe në të gjitha komunat ku Nisma ka bërë koalicion është shënuar fitore”, ka thënë Sherifi, raporton "Zëri".

Ai ka treguar qe Nisma në 11 komuna do të jetë në bashkëqeverisje. /ZËRI/

Të rekomanduara