Vetëvendosje mund të sjellë dy deputetë të rinj

Zgjedhjet lokale 2017 November 20, 2017 - 13:31

Lëvizja Vetëvendosje, grupi parlamentar i saj respektivisht do të pësoj ndryshime, kjo ngaqë dy deputetë të kësaj partie dolën fitues në raundin e dytë për zgjedhjet komunale të këtij viti.

Deputeti Qëndron Kastrati ka dalë i pari në garën e balotazhin në komunën e Kamenicës me 55,69% të votave, duke lënë pas kundërkandidatin e tij nga LDK-ja, Shaip Surdulli i cili ia doli të marrë 44.33% të votave.

Kështu Kastrati do ta lë ulësen në parlamentin e Kosovës të cilën do e zë Shemsi Syla i cili është i pari në listën e pritjes nga lista e kandidatëve të Vetëvendosjes për zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit. Në ato zgjedhje, Shemsi Syla kishte fituar 6,478 vota.

Ndërkohë sipas rezultateve preliminare të KQZ-së kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka kryeson në këtë komunë me 50,32% të votave përderisa kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj, ka marrë 49,68% të votave, fletëvotimet me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta dhe fletëvotimet e ardhura përmes postës.

Në qoftë se konfirmohet fitorja e Haskukës, ulësen e tij në parlamentin e Kosovës do ta zë kandidati tjetër i Vetëvendosjes, Sali Zyba i cili më 11 qershor kishte fituar 5,983 vota./KlanKosova

Të rekomanduara