Kush i fitoi 7 komunat kryesore të Kosovës? (GRAFIKA)

Zgjedhjet lokale 2017 November 20, 2017 - 11:31

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale në raundin e dytë që u mbajtën gjatë ditës së djeshme (19 nëntor), raporton “Zeri.info”.

Në bazë të këtyre rezultateve në Prishtinë ka fituar Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Prizreni në katër vitet e ardhshme po ashtu do të udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje përkatësisht Mytaher Haskuka.

LEXO EDHE: PDK-ja nokautohet në rundin e dytë

Në Gjilan edhe katër vitet e ardhshme do të udhëheq Lutfi Haziri i LDK-së, raporton “Zeri.info”.

Po ashtu edhe për katër vite të ardhshme LDK-ja do ta udhëheq Pejën me kryetarin e saj Gazmend Muhaxherin.

PDK-ja do të udhëheq vetëm njërën nga këto komunat e mëdha, atë të Ferizajt me Agim Aliun.

Agim Bahtiri përsëri do të jetë në krye të Mitrovicës edhe për katër vitet e ardhshme, raporton “Zeri.info”.

LEXO EDHE: Hisja e partive në komuna (Grafika)

Ndërkaq Gjakova në katër vitet e ardhshme do të udhëhiqet nga Ardian Gjini i AAK-së.

“Zeri.info”, ju sjell në mënyrë të grafikuar rezultatet e këtyre zgjedhjeve në shtatë komunat kryesore:

Image

 

Të rekomanduara