PDK-ja pëson humbjen më të madhe që nga themelimi, shikoni dallimin me vitin 2000

Zgjedhjet lokale 2017 November 20, 2017 - 10:53

Në zgjedhjet e para lokale të vitit 2000, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kishte pësuar një humbje që pakkush e priste.

Kjo parti e dalë nga lufta, në vitin 2000 fitoi vetëm Skenderajn, Drenasin, Shtimen dhe Kaçanikun, raporton Magazina.al.

Kurse në këto zgjedhje, në bazë të rezultateve preliminare, PDK-ja ka vetëm Ferizajn, Kaçanikun, Shtimen, Dragashin dhe Drenasin që e ka fituar pa balotazh.

LEXO EDHE: PDK-ja nokautohet në rundin e dytë

Kjo është humbja më e madhe që ka pësuar kjo parti, prej se është themeluar në vitin 1999.

LEXO EDHE: Hisja e partive në komuna (Grafika)

Humbja e këtyre zgjedhjeve kthen këtë subjekt në vitin 2000, kohë kjo kur u organizuan zgjedhjet e para në Kosovë dhe interesimi për të marrë pjesë në to, siç shihet edhe në këtë video, ishte shumë i madh.

 

Të rekomanduara