Numërohen mbi 97 për qind të votave – Ky është rezultati aktual në Prishtinë

Zgjedhjet lokale 2017 November 19, 2017 - 21:35

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më tani ka procesuar 231 vendvotime apo 97.88 për qind nga gjithsej 236 prej tyre sa ishin në Komunën e Prishtinës, raporton “Zeri.info”.

Në bazë të këtyre rezultateve me një diferencë prej 214 vota është duke prirë Shpend Ahmeti i Lëvizjes Vetëvendosje kundrejt Arban Abrashit të LDK-së.

Shpend Ahmeti ka arritur të mbledh gjithsej 40 mijë e 799 vota apo 50.13 për qind ndërkaq Arban Abrashi ka mbledhur gjithsej 40 mijë e 585 vota apo 49.87 për qind. /ZËRI/

Image

 

 

Të rekomanduara