Në Prishtinë numërohen 89 për qind të votave - ky është rezultati i fundit

Zgjedhjet lokale 2017 November 19, 2017 - 20:59

Janë numëruar deri më tani 89 për qind të votave të hedhura në balotazhin e zgjedhjeve lokale në Prishtinë.

Sipas të dhënave në ueb-sajtin zyrtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, po prin kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar, Shpend Ahmeti.

Kreu aktual i Prishtinës aktualisht ka 378 vota më shumë se kundërkandidati i tij nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi.

Image

 

 

 

 

Të rekomanduara