Shpend Ahmeti u bënë thirrje komisionarëve të jenë vigjilentë

Zgjedhjet lokale 2017 November 19, 2017 - 19:41

Kandidati i LVV-së për Prishtinën, Shpend Ahmeti, i cili sipas Exit-Pollit të Klan Kosovës ka fituar garën e balotazhit, u ka bërë thirrje vëzhguesve dhe komisionarëve të tyre të jenë vigjilentë gjatë numërimit të votave, raporton “Zeri.info”.

“I ftojmë të gjithë komisionarët dhe vëzhguesit që të jenë vigjilentë në procesin e numërimit. Na kanë mbetur edhe më pak se 30 minuta deri në marrjen e rezultateve të para zyrtare”, deklaroi Ahmeti.

 

Të rekomanduara