Deklarata e parë e Shpend Ahmetit pas rezultatit të Exit-Pollit

Zgjedhjet lokale 2017 November 19, 2017 - 19:38

Në bazë të Exit-Pollit të Klan Kosovës, Shpend Ahmeti në Prishtinë ka fituar me 52.2 për qind ndërkaq 47.8 për qind Arban Abrashi sipas Exit-Pollit të Klan Kosovës.

Menjëherë pas këtij Exit-Polli dhe atij që u realizua në RTK, Ahmeti ka dalë në një konferencë për media dhe falënderoi të gjithë qytetarët që e kanë votuar Lëvizjen Vetëvendosje, por edhe kudnërkanidatin e tij, Arban Abrashin, raporton “Zeri.info”.

“Në këto momente ne kemi filluar me i marrë rezultatet nga komisionarët dhe vëzhguesit tonë. Rezultatet e dy Exit-Polleve që janë pyunlikuar një në Klan e një në RTK dhe neve na japin fitues. Megjithatë ne i presim rezultatet zyrtare..... i falënderojmë të gjithë qytetarët edhe ata që votuan për ne edhe për kundërkandidatin. Po e përsëris edhe një herë që nuk kemi ndonjë vërejtje për procesin zgjedhor”, ka thënë Ahmeti, raporton “Zeri.info”. 

Të rekomanduara