Pacolli fton elektoratin e AKR-së që ta votojnë Shpend Ahmetin

Zgjedhjet lokale 2017 November 17, 2017 - 20:34

Lëvizja Vetëvendosje, ka mbajtur tubimin përmbyllës të fushatës për balotazhin e 19 nëntorit, shkruan “Zeri.info”.

Në këtë tubim po merr pjesë edhe kandidati i AKR-së parti kjo e cila është në koalicion me VV për Prishtinën.

Më këtë rast Pacolli tha se të hënën do të festojnë fitoren.

Pacolli theksoi se me LVV-në bënë koalicionin e shpresës. Ai uroi Ahmetin për punën që ka bërë për Prishtinën dhe premtoi se do të jetë krah i tij, duke shtuar se me Ahmetin u bënë bashkë që ti japin krahë Prishtinës.

Pacolli tha se qeveritarët ia kanë zënë frymën Prishtinën me veturat e tyre. Ai ka ftuar të gjithë ata që i besuam vizionit të tij dhe AKR-së ta votojnë Shpend Ahmetin.

Po ashtu ai  u bëri thirrje subjekteve tjera politike që të bëhen gati se për 20 vitet e ardhshme nuk do të qeverisin më në Prishtinë.

"Të votojmë numrin 10 dhe Shpend Ahmetin", ka ftuar Pacolli elektoratin e tij dhe gjithë qytetarët që kanë drejtë vote në Prishtinë./Zeri.,

Të rekomanduara