Mustafa: Abrashi i duhuri për Prishtinën

Zgjedhjet lokale 2017 November 17, 2017 - 17:36

Kreu i LDK-së Isa Mustafa gjatë tubimit përmbyllës të fushatës për balotazhin e 19 nëntorit tha se LDK është e vetmja mundësi për Prishtinën, raporton “Zeri.info”.

"Jemi bashkë që të bëjmë ndryshime. Ne AAK dhe aleanca jonë jemi bashkë",

Ai ftoi edhe votuesit e AKR-së që ta votojnë Arban Abrashin, për të cilët tha se në zgjedhjet qendrore u betuan bashkë me LDK-në.

"Edhe njerëzit e Aleancës Kosova e Re, ata që u betuan në këtë sallë në emër të Ibrahim Rugovës në zgjedhjet e 11 qershorit, pres që sot të votojnë për Arban Abrashin", tha ai.

Ai e akuzoj kryetarin aktual për shkatërrimin e qytetit.

"Nuk e ka vendin në krye të Prishtinës dikush që nxjerr gurë nga qyteti për ta gjuajtur qytetin e vet", tha Mustafa.

Mustafa u premtoi qytetarëve që kandidati i tyre do të i mbajë të gjitha premtimet.

"LDK ka vënë themelet e pasluftës në ndërtimet e Prishtinës por kemi pasur edhe vërejtje por iu garantoj juve qytetarë të Prishtinës, ju garantojmë që Arban Abrashi do ti mbajë premtimet", tha ai./Zeri/.

Të rekomanduara