LDK apo AAK? - Ja kë do ta mbështes Lëvizja Vetëvendosje në Istog

Zgjedhjet lokale 2017 November 15, 2017 - 16:45

Lëvizja Vetëvendosjes ka bërë të ditur se nuk do ta mbështetët asnjërin kandidat për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahet më 19 nëntor.

Në garë për kryetar të Istogut janë jetë kryetari aktual i cili vjen nga LDK, Haki Rugova, dhe kandidati nga AAK, Gani Dreshaj.

Ndërsa, sipas Vetëvendosjes ndryshimin në Istog e mundëson vetëm  kjo parti.

“Në Istog, trendi i rritjes ishte edhe më i madh se në nivel vendi. Më 11 qershor, vota për VETËVENDOSJE!-n në Istog është rritur 120%. Kurse, në zgjedhjet lokale vota jonë u trefishua, sikurse ajo për kryetar komune, edhe ajo për Kuvendin Komunal”.

“Megjithatë, nuk ia dolëm që të hyjmë në balotazh. Ndaj në Istog, më 19 nëntor, pjesë e balotazhit do të jetë kryetari aktual i cili vjen nga LDK, Haki Rugova, dhe kandidati nga AAK, Gani Dreshaj”.

“Istogu ka nevojë për një qeverisje që mundëson ndryshim progresiv. Këtë ndryshim e mundëson vetëm Lëvizja VETËVENDOSJE!”

“Kësisoj, Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk do ta mbështes asnjërin kandidat të Istogut në balotazh më 19 nëntor”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Të rekomanduara