Hamidi: Ahmeti është favorit, por në Prishtinë mund të ketë përmbysje të rezultatit

Zgjedhjet lokale 2017 November 14, 2017 - 23:49

Kryeredaktori i gazetës “Zëri”, Lavdim Hamidi, ka thënë se pavarësisht se shpend Ahmeti, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, shihet si favorit, rezultati në zgjedhjet e 19 nëntorit mund të përmbyset.

Kjo pasi që sipas tij, qytetarët e Prishtinës kanë ditur të befasojnë dhe të përmbysin rezultatet edhe në të kaluarën.

Sipas Hamidit, koalicioni me AKR-në Ahmetit nuk i garanton se mund t’i marrë votat e partnerit të koalicionit.

“Shpendi është shprehur i bindur në fitore, por mendoj që është favorit mirëpo, nuk është përmbysja e rezultatit e pamundshme në Prishtinë. Prishtina ka treguar edhe në të kaluarën që di të përmbys rezultatet. Në zgjedhjet e 2013-tës në balotazh me Isa Mustafën dhe diferenca ishte shumë më e madhe se sa që është tash. Tash me 6 mijë vota diferencë dhe me rreth 75 mijë ose 80 mijë votues nuk është një diferencë e papërmbysshme. E dyta, koalicioni i zotëri Ahmetit me AKR-në nuk është i sigurt se do t’i marrë të gjitha votat e AKR-së për partinë e tij. Besoj se një pjesë do të shkojnë edhe nga LDK-ja”, ka thënë ndër të tjerash Hamidi në RTV Dukagjini.

Të rekomanduara