Gjini Kusari- Lilës: Keni shkarkuar të gjithë drejtorët e PDK-së

Zgjedhjet lokale 2017 November 14, 2017 - 21:58

Kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini, ka thënë se Mimoza Kusari-Lila ka shkarkuar nga puna të gjithë drejtorët e PDK-së në komunën e Gjakovës.

“Në Gjakovë të gjithë e dimë se shumica dërmuese e drejtorëve që kanë nisur punën nuk e kanë përfundua ose kanë dhënë dorëheqje ose janë larguar. Disa janë larguar për shkak se është prish koalicioni”, ka thënë Gjini.

LEXO EDHE: Kusari-Lila: Për dallim nga qeverisja e AAK-së, në qeverisjen tonë nuk ka rrahje në zyre

Ai ka shtuar se të gjithë drejtorët e PDK-së janë shkarkuar për shkak të performancës së keqe.

“Drejtoreshën e arsimit njëherë e ke shkarkua pastaj e largu nga shkarkimi”, ka thënë Gjini. /Telegrafi/

Të rekomanduara