Abrashi tregon pse duhet ta votojnë prishtinasit

Zgjedhjet lokale 2017 November 14, 2017 - 14:54

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Prishtinës, Arban Abrashi në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se përvoja e tij menaxheriale dhe programi i tij për të ndryshuar kryeqytetin janë arsyet kryesore që qytetarët ta votojnë. “Prishtinës i duhet një menaxher më i mirë i cili kryen obligimet dhe detyrat e shërbimet karshi qytetarëve”, thotë Abrashi duke premtuar ndërtimin e 7 shkollave dhe 6 mijë parkingjeve.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Abrashi, me pak fjalë nëse mund ta përmblidhni, pse një qytetar i Prishtinës duhet t’u japë votën?

Arban Abrashi: Pikë së pari mendoj se ka të bëjë me vet përvojën time menaxheriale, do të thotë dy vite e gjysmë si ministër kemi menaxhuar projektet të cilat tejkalojnë shumën prej 1 miliard euro, gjithashtu kam pasur përvojë të mirë menaxheriale edhe në Ministrinë e Integrimeve e edhe më herët në pushtetin lokal si këshilltar, dhe kjo bën pak a shumë ajo çka i duhet edhe Prishtinës, një menaxher më i mirë, i cili kryen obligimet dhe detyrat e shërbimet karshi qytetarëve të Prishtinës. Kjo si pikë e para.

E dyta ka të bëjë edhe me programin. Besoj se e kemi një program shumë më të mirë, program i cili ka buruar nga vet kërkesat e qytetarëve. Diku rreth 250 takime që i kemi pasur me banorët në shumë lagje të Prishtinës, kemi pranuar një listë prej 321 projekteve të cilat janë kërkesa themelore dhe shpeshherë edhe bazike për banorët e atyre lagjeve dhe sipër kësaj, kemi futur edhe një numër të madh të projekteve të mëdha publike, që e bëjnë Prishtinën kryeqytet.

Në katër vitet e fundit nuk është punuar në projekte të mëdha, tërë qeverisja është reduktuar në tri-katër projekte, të cilat janë shumë të vogla, minimale. Ne mendojmë se duhet të hapim punë dhe të hapim rrugë për zhvillimin e Prishtinës.

Radio Evropa e Lirë: Nëse do t’i përmblidhnit– cilat do të ishin top pesë prioritetet në qeverisjen tuaj të ardhshme në Prishtinë?

Për të parë videon kliko KETU

Të rekomanduara