LDK-ja në Prizren i jep ‘goditje’ të rëndë ‘Vetëvendosjes’ e PDK-së

Zgjedhjet lokale 2017 November 06, 2017 - 22:21

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta kenë përkrahjen e elektoratit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Prizren.

Kështu ka thënë kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, në një intervistë për Gazetën Express.

Avdyli ka bërë të ditur se asnjëri prej kandidatëve që do të përballen në balotazh më 19 nëntor, Shaqir Totaj i PDK’së e Mytaher Haskuka i VV’së, nuk mund të llogarisin në mbështetjen e LDK’së.

Ai po ashtu ka thënë se LDK ka fakte që presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka manipuluar komunitetin boshnjak në zgjedhjet lokale të sivjetme.

Ndiqeni intervistën e Avdylit në videon e mëposhtme: 

Të rekomanduara