Kurteshi: Nuk duhet të votohet Haziri, sepse me mospunën e tij e degradoi Gjilanin

Zgjedhjet lokale 2017 November 06, 2017 - 21:08

Kandidati për kryetar të Gjilanit, Sami Kurteshi, ka theksuar se kundërkandidati i tij nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, nuk duhet të votohet për shkak se nuk ka punuar si duhet gjatë këtyre viteve.

Ai në emisionin “Duel D”, të RTV Dukagjini, ka thënë se arsyeja kryesore se pse nuk duhet të votohet Haziri sipas tij, është se ka një degradim në të gjitha fushat në Komunën e Gjilanit.

“Komuna në drejtimin e tij, është përcjellë me dështime të shumta. Çështja është se ka krijaur një pasiguri tek njerëzit. Një depresion të përgjithshëm te qytetarët, veçanërisht tek rinia”, ka shtuar Kurteshi.

Të rekomanduara