Ahmeti me pyetje në drejtim të LDK-së, i porosit mos t’i ikin debatit!

Zgjedhjet lokale 2017 November 05, 2017 - 17:26

I pari i komunës së Prishtinës, njëherësh kandidat për një mandat të dytë, Shpend Ahmeti ka deklaruar se këto ditë do t’i dekonstruktojnë të gjitha shpifjet që po bëhen që sipas tij kanë për qëllim dëmtimin.

Ahmeti ndër të tjerash i është drejtuar edhe ish-ministrit tani deputet nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti duke e pyetur atë se sa investime kapitale i ka bërë në Prishtinë, Qeveria Mustafa?.

Gjithashtu ai ka pyetur se nuk është dërguar në Kuvend, drafti për Ligjin e Prishtinës që është dërguar prej nëntë muajsh.

Kurse duhet përkujtuar që Hoti ditë më parë ka deklaruar se Shpend Ahmeti është “dembel që nuk punon”.

Ky është postimi i plotë:

Këto ditë do ti dekonstruktojmë të gjitha shpifjet që po bëhen me qëllim të dëmtimit. Këto do ti bënim edhe në debat po mos të iknin.

Kanë thënë se gjatë qeverisjes tonë, përqindja e investimeve kapitale në buxhet ka qenë 60 për qind e tash është 40 për qind. Ndërsa pagat kanë qenë 40 e tash janë 60 per qind.

E pavërtetë, por edhe po të ishte e vërtetë, një kandidat për kryetar duhet ta dijë se kufijtë buxhetor përcaktohen nga Ministria e Financave, pra se sa është buxheti për paga e sa për investime kapitale bëhet nga Ministria e Financave, pra në qoftë se ka pas ndryshim, këtë e ka bërë Avdullah Hoti.

E pasiqë jemi të Avdullah Hoti, pyetje per debat, sa investime kapitale i ka bërë në Prishtinë qeveria Mustafa?

Qe dy vite e gjysme kemi derguar leter per kthimin e Pallatit të Rinisë në pronë komunale. Pse nuk e ka nisur këtë qeveria Mustafa bashkë me ministrin e tij?

Qe nëntë muaj kemi patur Ligjin për Prishtinën draftin. Pse nuk e kanë dërguar në Kuvend?

Apo inate e shpifje sikur tani.

Mos i ikni debatit!

Prishtina bëhet me zemër.

Të rekomanduara