Gashi: Ndjej keqardhje që për pak duhet të dalim edhe një herë në zgjedhje

Zgjedhjet lokale 2017 November 01, 2017 - 21:51

Kandidati i AAK-së për kryetar të Obiliqit, Xhafer Gashi ka thënë se për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar, ata shkojmë pa ndonjë bashkëpunim me ndonjërën prej partive politike në këtë komunë.

“Në në balotazh shkojmë vetë, do të bëjmë ujdi vetëm me qytetarët”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova.

Gashi që na raundin e parë ka marr mbi 48 për qind të votave ka thënë se ndjen keqardhje që procesi zgjedhor nuk ka përfunduar për pak që me 22 tetor.

“Ndjej pak keqardhje që duhet dalë prapë në zgjedhje pasi që rezultati ishte shumë i ngushtë. Por ky është rezultati dhe i falënderoj të gjitha ata që na përkrahin”, ka thënë ai na Magazina Lokale.

“Kjo është votë të cilën me punë e kemi arritur. Kemi arrit ta nxjerrim komunën ndër tri më të suksesshmet dhe pa asnjë aferë korruptive. Kjo na bën të ndjehemi mirë dhe besojmë se qytetarët do të mobilizohen përsëri”.

Uji dhe kanalizimi

– Sa i përket ujit Gashi ka thënë se është investuar shumë.

“Është bërë kyçja e ujësjellësit në dy fshatra, në Brezhnicë dhe Kozaricë. Kemi instaluar rrjete të reja. Jemi munduar të trajtojmë të gjitha vijat e kanalizimeve të dobëta. Tash po bëjmë trajtimin e ujërave atmosferike”.

“Edhe lumenjtë do të pastrohen. Veç kemi filluar pastrimin e lumenjve Sitnica dhe Llapi”, ka thënë ai.

Më tej Gashi ka thënë se  kanë punuar që problemi më ujë të pijshëm të zgjidhet edhe më herët.

“Fabrika është ndërtuar në territorin tonë, por që ajo nuk po ka kapacitete. Ne kemi problem edhe me fshatin Bamimovc, sepse kur është ndërtuar rruga ka pas një shkëputje të ujësjellësit”.

“Deponia regjionale trajtohet nga ministritë dhe besojë që një donacion nga GIZ do të nis trajtimi i saj me një shumë prej tete milionë”, ka thënë ai.

Rrugët dhe parkingjet:

Xhafer Gashi ka thënë se në mandatin e fundit komuna ka shtruar 74 rrugë me asfalt dhe kubëza dhe janë shtuar disa kilometra trotuare.

“Do të vazhdojmë me punimet dhe shtrimin e asfaltit dhe rrugëve të tjera që kanë mbet, rreth 60 rrugë. Do ta vazhdojmë edhe me ndriçimin e pjesës që ka mbetur.”.

“Do të ndërtojmë edhe ura”.

“Sa i përket parkingut, aty ku janë barakat planifikojmë t’i rrënojmë të gjithë dhe të ndërtohet një parking. Kostoja e investimeve është 980 mijë euro për sheshin. Ligji për Obiliqin është i plotfuqishëm do të përfitojmë rreth 5 milionë e 600 mijë dhe projektet do të jenë të realizueshme”, ka thënë Gashi ndër të tjera.

Të rekomanduara