Numër rekord i fletëvotimeve të pavlefshme më 22 tetor

Zgjedhjet lokale 2017 October 31, 2017 - 15:53

Rreth 22 mijë fletëvotime për kryetarë të Komunave të Kosovës janë regjistruar si të pavlefshme në zgjedhjet e 22 tetorit, shkruan portali ‘Zeri.info’.

Ky numër rekord i fletëvotimeve është bërë i ditur me rastin e publikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për kryetarë të Komunave të Kosovës nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

LEXO EDHE: Këto janë rezultatet përfundimtare për kryetar të komunave

Sipas disa parallogaritjeve, fletëvotimeve e pavlefshme për kryetarë komunash janë rreth 3 për qind e fletëvotimeve të përgjithshme, përderisa numri i fletëvotimeve për asambletë komunale pritet të jetë më i madh, por që rezultatet përfundimtare ende nuk janë publikuar nga KQZ. /Zëri/

 

Të rekomanduara