Abrashi falënderon qytetarët, thotë se ka mbetur edhe një detyrë e fundit

Zgjedhjet lokale 2017 October 26, 2017 - 13:54

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, pas numërimit të votave në kryeqytet, falënderon qytetarët për besimin.

Ai gjithashtu u ka kërkuar që të dalin të votojnë edhe më 19 nëntor që të filloj një periudh e re në kryeqytet.

“Tash që u numëruan 100% e votave për kandidatët për Prishtinë dhe kemi një rezultat final për raundin e parë, dua të falënderoj të gjithë qytetarët e Prishtinës që votuan për të preferuarit e tyre me 22 tetor duke i bërë këto zgjedhje një festë të vërtetë demokratike", ka shkruar ndër të tjerash Abrashi.

Postimi i plotë i Abrashit: 

Tash që u numëruan 100% e votave për kandidatët për Prishtinë dhe kemi një rezultat final për raundin e parë, dua të falenderoj të gjithë qytetarët e Prishtinës që votuan për të preferuarit e tyre me 22 tetor duke i bërë këto zgjedhje një festë të vërtetë demokratike.

Veçanërisht, dua të falenderoj 31.126 votuesit e mi që besuan në mua dhe në rrugën tonë të përbashkët drejt një qeverisjeje të re dhe të hapur në Prishtinë.

E kemi vetëm edhe një detyrë të fundit me 19 nëntor që përfundimisht ta sjellim ndryshimin dhe zhvillimin e dëshiruar për të gjithë.

Dilni dhe votoni, me 20 nëntor fillon një periudhë e re për kryeqytetin tonë.

Përgjithmonë i Juaji, Arbani.

Të rekomanduara