Sejdiu: Vetëvendosje po sfidon bastionet e rivalëve politikë

Zgjedhjet lokale 2017 October 25, 2017 - 22:56

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, ka thënë se subjekti të cilit i takon është zhvilluar aq fort, sa tani po sfidon rivalët politikë në bastionet e tyre tradicionale.

Në Zona e Debatit në Klan Kosova, ai ka deklaruar se kanë pasur pritje më të mëdha nga zgjedhjet e 22 tetorit, por se megjithatë rezultati i tyre është solid, që për më shumë mund të përmirësohet në balotazh.

“Aty ku e kemi bërë organizimin më të mirë, ku e kemi pasur kandidatin më të pranueshëm, listën më gjithëpërfshirëse, kemi kaluar më mirë. Dhe këto gjëra duhet të analizohen. Pritjet i kemi pasur tjera për këto zgjedhje, ndaj na duhet analizë pas tyre”.

“Diskutimi mbi humbjen apo fitoren është cështje perceptimi mbi atë se cka është humbje dhe cka ecje përpara. Është e rëndësishme që ne jemi në garë për gjashtë komuna dhe opozitë e fuqishme në tjerat. Ne po sfidojmë bastionet e rivalëve politikë”.

“Vetëvendosje është i vetmi subjekt që ka ndërtuar kuadro që mund të garojnë në komuna dhe të jenë fitues. Të gjitha figurat tona janë zhvilluar organikisht. Shumica e figurave që kanë ecur përpara janë produkt i Lëvizjes Vetëvendosje”. 

Të rekomanduara