Ky është rezultati aktual për Prizrenin – Ja votat e Totajt e Haskukës

Zgjedhjet lokale 2017 October 23, 2017 - 14:34

Edhe komuna e Prizrenit si duket do të shkojë në balotazh. raporton “Zeri.info”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në këtë komunë ka procesuar 204 vendvotime apo 93.15 për qind të votave nga gjithsej 219 vendvotime sa ishin në këtë komunë.

Gara në Prizren është duke u zhvilluar në mes të PDK-së e Lëvizjes Vetëvendosje, raporton “Zeri.info”.

Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës, deri më tani ka arritur të mbledh 18 mijë e 336 vota apo 29.68 për qind të votave.

Ndërkaq, Mytaher Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje, në bazë të rezultateve të deritanishme ka arritur të mbledh gjithsej 13 mijë e 876 vota apo 22.46 për qind të votave, raporton “Zeri.info”.

KËTU mund ta shikoni rezultatin për Prizrenin.

 

Të rekomanduara