Kjo është diferenca e votave mes Lutfi Hazirit e Sami Kurteshit në Gjilan

Zgjedhjet lokale 2017 October 23, 2017 - 14:26

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më tani në ueb faqen e saj zyrtare ka arritur të procesoj vetëm 112 vendvotime apo 86.82 për qind të votave nga 129 vendvotime sa kanë qenë gjithsej në komunën e Gjilanit, raporton “Zeri.info”.

Në bazë të këtyre rezultateve të deritanishme kryetari aktual i Gjilanit, Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës është duke prirë.

Deri më tani Haziri ka arritur të mbledh gjithsej 16 mijë e 711 vota apo 43.24 për qind të votave, raporton “Zeri.info”.

Ndërkaq deri në këtë moment Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të mbledh gjithsej 10 mijë e 480 vota apo 27.12 për qind të votave.

KËTU mund ta shikoni rezultatin për Gjilanin.

 

Të rekomanduara