Numërohen mbi 95 për qind të votave në Podujevë – Kjo është diferenca mes Veliut e Poterës

Zgjedhjet lokale 2017 October 23, 2017 - 14:17

Nga 111 vendvotime sa kishte gjithsej komuna e Podujevës në zgjedhjet e djeshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më tani ka arritur të procesoj vetëm 106 prej tyre apo 95.50 për qind të votave, raporton “Zeri.info”.

Në bazë të rezultateve të deritanishme, Podujeva do ta ketë edhe një raund të zgjedhjeve.

Rezultatet momentale të KQZ-së, tregojnë se LDK-ja dhe “Vetëvendosje” do të ballafaqohen edhe një herë në këtë komunë, raporton “Zeri.info”.

Deri me tani, kryetari aktual i Podujevës, Agim Veliu, ka arritur të mbledh gjithsej 18 mijë e 267 vota apo 48.37 për qind të votave.

Ndërkaq Ajet Potera nga Lëvizja Vetëvendosje deri më tani ka marrë 11 mijë e 326 vota apo 29.99 për qind, raporton “Zeri.info”.

KËTU mund ta shikoni rezultatin për Podujevën.

Të rekomanduara