Ndryshojnë rezultatet- Kjo është diferenca me Gjinit e Kustarit në Gjakovë

Zgjedhjet lokale 2017 October 23, 2017 - 14:09

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me procesimin e votave në ueb faqen e saj zyrtare, raporton “Zeri.info”.

Në komunën e Gjakovës nga 144 vendvotime sa kanë qenë gjithsej në zgjedhjet e djeshme, deri më tani KQZ ka procesuar 137 prej tyre apo 95.14 për qind të votave.

Në bazë të këtyre rezultateve në këtë komunë është duke prirë Ardian Gjini i AAK-së me 16 mijë e 210 vota apo 40.63 për qind, raporton “Zeri.info”.

Ndërkaq Mimoza Kusari – Lila nga Alternativa deri më tani ka arritur të mbledh gjithsej 12 mijë e 643 vota apo 31.69 për qind të votave.

I treti në këtë komunë në bazë të rezultateve të deritanishme është radhitur Driton Çaushi nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili ka arritur të mbledh 5 mijë e 15 vota apo 12.57 për qind, raporton “Zeri.info”.

KËTU mund ta shikoni rezultatin për Gjakovën.

Image

Image

Image

 

Të rekomanduara