Vetëm edhe 3 vendvotime kanë mbetur pa u numëruar- Ky është rezultati në Kamenicë

Zgjedhjet lokale 2017 October 23, 2017 - 13:52

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga 56 vendvotime sa kanë qenë në zgjedhjet e djeshme në komunën e Kamenicës ka procesuar 53 prej tyre deri më tani apo 94.64 për qind, raporton “Zeri.info”.

Në bazë të këtyre rezultateve në këtë komunë është duke prirë Lëvizja Vetëvendosje me kandidatin e saj për kryetar komune, Qëndron Kastrati.

Qëndron Kastrati deri më tani ka arritur të mbledh gjithsej 5 mijë e 624 vota apo 33.93 për qind të votave.

Ndërkaq kandidati i LDK-së, Shaip Surdulli, me të cilin do të përballet Lëvizja  Vetëvendosje në balotazh në këtë komunë, ka arritu të mbledh gjithsej  4 mijë e 660 vota apo 28.12 për qind të votave të procesuara deri më tani nga KQZ-ja, në ueb faqen zyrtare, raporton “Zeri.info”.

KËTU mund ta shikoni rezultatin për komunën e Kamenicës.

Të rekomanduara