Gjashtë kandidatët që nuk arritën të fitojnë as nga 100 vota

Zgjedhjet lokale 2017 October 23, 2017 - 11:51

Kandidati i pavarur për Lipjanin, Ylber Islami, është pretendenti për kryetar komune në Kosovë që ka grumbulluar më së paku vota. 

Islami, sipas rezultateve preliminare, të numëruar 87% të vendvotimeve në Komunën e Lipjanit, rezulton t’i ketë vetëm 34 vota për kryetar të komunës. 

Vetëm 52 vota ka marrë një tjetër kandidat i pavarur për kryetar komune.

Ai është Riza Kruezi që synonte ta merrte Malishevën. 5 vota më shumë sesa Kruezi ka marrë Naser Shabani, kandidati i PDK-së për Kllokot. Pra, 57 vota ka gjithsej PDK-ja në këtë komunë të banuar me shumicë serbe, shkruan Gazeta Express. 

Në Malishevë dhe Kllokot janë procesuar të gjitha rezultatet e vendvotimeve. 

Një tjetër kandidat për kryetar komune nuk ka arritur të grumbullojë as 100 vota në zgjedhjet që u zhvilluan të dielën në gjithë Kosovën.

Selajdin Bytyci, sipas rezultateve të procesuara nga 93 për qind të vendvotimeve, si kandidat i pavarur ka marrë vetëm 73 vota.

Pak më mirë është Shaip Shala, po ashtu kandidat i pavarur, por ky ka garuar në Suharekë.

Shala, sipas KQZ-së, e cila ka publikuar rezultatet e 98% të vendvotimeve të numëruara, ka marrë 86 vota. 

I fundit në listën e kandidatëve për kryetar komunash që nuk morën as 100 vota është Shkodran Imeraj.

Ai garoi në Deçan për kryetar, si kandidat i Nismës dhe mori vetëm 94 vota.

 

 

Të rekomanduara