Smajl Latifi poston fotografi bashkë me kundërkandidatët

Zgjedhjet lokale 2017 October 19, 2017 - 18:21

Kandidati i AAK-së për Rahovecin, Smajl Latifi, ka postuar një fotografi interesante.

Ai si rrallë herë ndodh në Kosovë, ka postuar fotografi pranë kundërkandidatëve të tij, kandidatit të Vetëvendosjes, Visar Korenicës dhe atij të PDK-së, Idriz Vehapit.

Latifi, Korenica e Vehapi kanë qenë bashkë në ceremoninë e ndarjes së medaljes nga shteti kroat për komandant Tonin.

Ata kanë qenë të ulur bashkë dhe Latifi e ka quajtur “moment të këndëshëm” fotografinë, njofton Klan Kosova.

“Pavarësisht dallimeve dhe pikëpamjeve që kemi, ne që synojmë të jemi të parët e komunës së Rahovecit, duhet të jemi shembull për qytetarët! Një moment i këndshëm pranë kolegëve kandidat për kryetar, familjarëve të dëshmorëve, Kryeministrit Haradinaj e qytetarëve. Momente si ky i nderimit të komandant Tonit, Xhelal Hajda, nga shteti kroat, na bëjnë bashkë dhe krenar të gjithëve! LAVDI jetës dhe veprës së Tonit e Micit!”, ka shkruar Latifi.

Të rekomanduara