Veseli: Askund nuk e ndjej vetën më shqiptar se në Drenicë

Zgjedhjet lokale 2017 October 19, 2017 - 15:01

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubimin përmbyllës në Drenas para zgjedhjeve lokale të 22 tetorit, njofton Klan Kosova.

Kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli, ka deklaruar para qytetarëve se Drenica nuk lëvizë, por ajo qëndron e bashkuar në Partinë Demokratike të Kosovës.

“La ta harrojnë se dobësohet Drenica e Drenasi. Prandaj unë askund nuk e ndjej vetën më shqiptar sesa në Drenicë. Drenica nuk ndahet, nuk lëvizë, është një”.

Ai u ka premtuar qytetarëve të kësaj komune zhvillim ekonomik e modernizim.

“Ne do ta modernizojmë Drenasin çdo cep të tij. Do ta kthejmë në qendër të zhvillimit ekonomik. Nuk do të ndalen asnjëherë pagat e veteranëve të Kosovës”.

Të rekomanduara