Lirak Qelaj shpalos projektin me investitorët, në pritje edhe shumë investitor të interesuar

Zgjedhjet lokale 2017 October 19, 2017 - 14:29

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga PDK-ja Lirak Qelaj ka shpalosur projektin e tij për investitorët e pare të cilët kanë paraqitur interesimin e tyre për të investuar në Kosovë.

Qelaj po ashtu njoftoi se ka edhe të tjerë investitor të cilët e përkrahin këtë projket të tij të cilët në vazhdim vijnë të investojnë këtu.

Në lidhje me këtë project tha se është nga projektet më ambicioze që ka pasur Prishtina por edhe e gjithë Kosova, ku si prioritett ka benifitet dhe garancën.

“Këta janë njerëz të cilët dojnë me zgjeru biznesin në Kosovë, e shohin Kosovën si hapsirë për investim, por thjeshtë ankesa e tyrë është që nuk kanë  pas mundësi pasi që komuna e Prishtinës nuk ka qenë e hapur ndaj tyre, dhe qasja ime ndaj biznesit  i ka tërhequr dhe i ka bërë që të vijnë dhe të  garantojnë që do të investojnë në këtë project konkret”, tha Qelaj.

Në projektin e tij specifik Qelaj tha se do të realizohet parku industrial për të cilin janë rreth 200 hektarë pronë komune që është në pjesën afër Bermicë, po ashtu një pjesë e fermave do të realizohet, parku industrial, panairi i madh, banimi me kosot të përballueshme, etj.

Ndër të tjera Qelaj tha se me 22 tetor do ta korrin rezultatin e angazhimit të të gjithë atyre që e përkrahen, bashkëpartiaket kandidatet për asambleist etj.

Të rekomanduara