Ahmeti: E-kioska e re, me shërbime të reja

Zgjedhjet lokale 2017 October 19, 2017 - 13:55

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkë me nënkryetarin Muhedin Nushi, prezantuan sot e-kioskat e ri, me shumë funksione të reja për dallim nga e-kioska që e kanë vendosur vite më parë.


Në njoftim bëhet e ditur se përveç certifikatës së lindjes, ekstraktit, certifikatës së vendbanimit, certifikatës së shtetësisë, certifikatës së martesës, tani në e-kioskën e ri do të mund të nxirret dhe të paguhet aty për aty fatura e tatimit në pronë.

“Për më tepër, në këtë e-kioskë, është edhe hapësira për informimin e turistëve, Turist Info. Në të njëjtin aparat është i vendosur edhe telefoni që lidhet direkt me Qendrën e Thirrjeve të Komunës, ku secili qytetar mund ta informojë Komunën për çdo parregullsi. Fillimisht do t’i kemi 4 e-kioske të tilla, që do të vendosen një tek Komuna e re, një në lagjen Kodra e Trimave, një në Qendrën e Regjistrit Civil, dhe një në bashkësinë lokale në Ulpianë. Ky e-kioskë aktualisht është më i avancuari në rajon për nga shërbimet”, theksuan zyrtarët komunalë.

Të rekomanduara