Selim Pacolli befason sërish, vazhdon me fushatën më interesante në Prishtinë

Zgjedhjet lokale 2017 October 18, 2017 - 19:25

Selim Pacolli vazhdon të befasojë me fushatën elektorale interesante. Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës pasi që voziti kamion të mbeturinave dhe ndihmoj në heqjen e tyre, kësaj radhe vije edhe më ndryshe.

Ai është shndërruar në gazetar, duke vënë mjekër dhe mustaqe artificiale, duke i pyetur prishtinasit për problemet që i mundojnë ata.

“Si menaxher, unë e di që duhet t’i dëgjoj njerëzit e qytetit tim. Sepse ata i japin idetë më të mira. Dhe prej javës tjetër, unë ju premtoj se do të vazhdoj ta bëj të njëjtën gjë. Ditë të mira po vijnë për Prishtinën. Selim Pacolli – #34”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.

Të rekomanduara