Bekim Jupa merr përkrahje edhe nga mjekët

Zgjedhjet lokale 2017 October 18, 2017 - 13:19

Bekim Jupa, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike (PDK) për asamblenë komunale të Gjakovës, ka vazhduar edhe të mërkurën fushatën duke takuar shumë qytetarë të kësaj komune.

Jupa të mërkurën ka takuar edhe një grup mjekësh, të cilët atij i kanë ofruar përkrahje.

“Takim mbresëlënës me profesionistët e Shëndetësisë Gjakovare, nga të cilët mora përkrahje për kandidimin tim për Kuvendin Komunal të Gjakovës Për një shëndetësi më të mirë në qytetin tonë!” ka shkruar Jupa në profilin e tij në rrjetin social Facebook. (A.S)
 

Të rekomanduara