Çelaj reagon ndaj Ahmetit: Mos ik eja në debat

Zgjedhjet lokale 2017 October 17, 2017 - 22:20

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga PDK-ja Lirak Çelaj ka komentuar për mospjesëmarrjen e  Shpend Ahmetit në debatin e zhvilluar sonte në Tribuna Channel ku kanë marrë pjesë gjithë kandidatët tjerë nga partitë tjera në garë për Prishtinën.

Kandidati Çelaj ka thënë se Ahmeti po i ikë debatit nga frika e përballjes me argumente për mos punën e tij.

Çelaj ka thënë se Ahmeti nuk po ka forcë ta shoh të vërtetën në sy dhe as fuqi, sipas tij që të ballafaqohet me kandidatët nga partitë tjera në garë për kryeqendrën.

Postimi i plotë i Çelajt:

Shpendi për t'i ikur debatit dhe ballafaqimit, ka futë në veprim këmbë e krah. Prej dembelit, tash edhe ikanak. Të vërtetën ska forcë ta shoh në sy, s'ka fuqi as të ballafaqohet.

 

Prej dembelit as që pritet gjë tjetër.

Të rekomanduara