Kundërkandidatët kritikojnë keq Lladrovcin për arsimin, ja çka i bën Arta Xhylani e AAK-së

Zgjedhjet lokale 2017 October 17, 2017 - 22:08

Sonte po zhvillohet debati ndërmjet kandidatëve për kryetar të Drenasit në Klan Kosova.

Kundërkandidatët kanë hedhur kritika të mëdha ndaj kryetarit Ramiz LLadrovcit lidhur me shkarkimin e drejtorëve të shkollave si dhe numrin e madh të nxënësve nëpër shkolla.

Isa Xhemajlaj nga Nisma tha se në disa shkolla ka tepricë të nxënësve nëpër klasa, ku ka të tilla  deri në 45 nxënës.

Ndërsa ai thotë se në shkollën e mesme dhe atë teknike ka numër të madh të  punonjësve.

Akuza ndaj Lladrovcit ka hedhur edhe kandidatja e AAK-së, Arta Xhylani e cila i tha se ka bërë shkelje për shkarkimin  e drejtorëve.

‘’Ke bërë shkelje mundesh me mohu sa të duash. Keni bërë tri biblioteka në qytet por nuk është funksionale’’, i tha shumë ashpër Xhylani.

Përgjigja e Lladrovcit ndaj tyre ishte se ‘’asnjë drejtor se kam largu. 45 ditë i kam njoftu sipas ligjit se kontrata nuk u vazhdohet’’.

Të rekomanduara