Selim Pacolli premton rritjen e buxhetit për 400.000 milionë euro

Zgjedhjet lokale 2017 October 17, 2017 - 11:37

Kandidati i AKR-së përmes një konference për media ka shpalosur vizionin e tij kundrejt komunës së Prishtinës, me c’rast ka premtuar rritje të buxhetit për 400.000 milionë euro, transmeton Zeri.info.

“Sot jemi mbledhë për të shpalosur vizionin tim, një vizion që hap përspektive i cili është dashur të pritet sidomos në 17 vitet e fundit”, ka thënë Pacolli.

Ai tha se Prishtina sot ka nevojë për një dorë të djathtë për të drejtuar atë.

Pacolli fillimisht hapi vizionin e tij me Universitetin, ku tha se studentet do ti kenë kushtet maksimale për studime.

“Prishtinës do të ja kenë lakmi të gjithë se si do të dukët, për të rinjët e qytetit tonë e kemi parapa stadionin e Prishtinës i cili parashihet edhe për gara kombetare dhe ndërkombëtare”, ka thënë Pacolli, transmeton Zeri.info.

Ai gjithashtu tregoi edhe synimin e tij kryesor I cili është rritja e buxhetit për 400.000 milionë euro.

Në premtimet e tij hynin edhe një qender të madhë koncertare, qendra më të  mira që do ti dedikohen artistëve të Prishtinës, 6000 vende per parkingje etj. /ZERI/

Të rekomanduara