Zogiani: Vetëvendosje e ka zgjidhjen për problemet në Fushë Kosovë

Zgjedhjet lokale 2017 October 16, 2017 - 22:24

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Fushë Kosovë, Avni Zogiani ka thënë se ata janë gati për të marrë mandatin katër vjeçar në këtë komunë.

“Vetëvendosje ka treguar shembull të vullnetarizmit të paparë në Kosovë dhe më gjerë, të rinjve të rejave dhe eksperteve që punojnë për të sjell një mentalitet tjetër si në qeverisje qendrore dhe atë lokale”.

“Ne tashmë jemi të përgatitur për të qeverisur, pasi kemi zgjidhjen për problemet në komunë”, është shprehur Zogiani, njofton Klan Kosova.

“Ne mendojmë se Fushë Kosova nuk ka identitet të qytetit”, ka pohuar ai.

Ai më tej ka thënë se qytetari i Fushë Kosovës nuk e di se ku është qendra e qytetit.

“Ekspertët kanë bërë matje që do të krijojë hapësirë për qytetarët dhe bizneset. Projekti tjetër, do të bëjmë zgjidhjen e problematikës së rrethit që mbingarkon qytetin. Po kemi plane edhe për arsimin, shëndetësinë dhe fusha tjera”, ka shtuar Zogiani.

Më tej Zogiani ka theksuar se një pushtet që për 18 vjet s’ka arrit të sigurojë ujë, është absurde të diskutohet.

“Nuk e di se si Berisha mendon të kërkojë edhe një mandat”.

“Nga 2009 ka premtuar se do të zgjidhet ky problem. Ka një arrogancë me qytetarët, i fyen ata kur thotë se edhe 20 vjet do të vazhdojë të premtojë. Berisha flet për kulturën por teatri është mbyllur”.

“Zgjidhjet që po fliten nuk janë të zbatueshme sepse uji me rënje të lirë s’ka kuptim të futet në program”.

“Problematika e ujit nuk zgjidhet me vetëm një gyp por duhet kombinim masash”, ka shtuar ai.

Të rekomanduara