Edhe Pacolli i gëzohet vendimit të Haradinajt

Zgjedhjet lokale 2017 October 16, 2017 - 22:17

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës se sotme ka bërë kërkesë që Pallati i Rinisë të kthehet në pronësi të Komunës së Prishtinës.

E një vendimi të tillë iu gëzua edhe kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AKR-së, Selim Pacolli, transmeton “Zeri.info”.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, Pacolli, duke e përgëzuar kryeministrin Haradinaj për një vendim të tillë, ai është zotuar se si menaxher i ardhshëm i kryeqytetit do të mbroj dhe rrisë vlerën e secilës pronë që i takon qytetarëve të Prishtinës

Postimi i plotë i Pacollit:

Lajm shumë i mirë kërkesa që Pallati i Rinisë të kthehet në pronësi të Komunës së Prishtinës.

E përgëzoj Kryeministrin për marrjen e këtij vendimi.

Qytetarëve të Prishtinës duhet t’i njihet çdo e drejtë për menaxhimin e aseteve komunale, të cilat gjeneratat e mëparshme i kanë krijuar.

Unë zotohem se si menaxher i ardhshëm i kryeqytetit do të mbroj dhe rrisë vlerën e secilës pronë që i takon qytetarëve të Prishtinës.

Të rekomanduara