A i ka shfrytëzuar Mimoza Kusari benefitet e kryetares edhe pas dorëheqjes?

Zgjedhjet lokale 2017 October 16, 2017 - 21:30

Menjëherë pas zgjedhjes si deputete në Kuvendin e Kosovës më 11 qershor, Mimoza Kusari-Lila u dorëhoq nga pozita e Kryetares së Komunës së Gjakovës.

Megjithatë, sipas kundërkandidatit të saj nga Alenca për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ajo ka vazhduar të shfrytëzojë benefitet komunale ndaj kryetarit si vetura dhe zyra.

“Mimoza po na tregon se me 6 tetor u bo kjo, në korrik u bo kjo. Kjo po flet për Komunën edhe pse nuk është kryetare mo, kjo e shfrytëzon veturën e komunës, kjo e shfrytëzon zyrën e kryetares së komunës…”, tha Gjini.

Në këto akuza në Debat Pernime Kusari-Lila tha se nuk mohoi se ka shfrytëzuar benefitet e lartëcekura duke thënë se si deputete e zgjedhur ka të drejtë të vizitojë objektin e komunës.

“ Unë jam qytetar i lirë dhe si secili deputet tjetër që vjen edhe hyn në Komunën e Gjakovës edhe unë hyj, jeni të lirë edhe ju me hy… Spo e din as ligjin, se të zgjedhurit e popullit kanë të drejtë të jenë si deputetë të Parlamentit të Kosovës më takon ti takoj zyrtarët se votat dhe elektorati është në Gjakovë”, tha ajo.

Në Debat Pernime ishin  Ardian Gjini (AAK), Bekim Ermeni (LDK), Driton Çaushi (VV), Edmond Dushi (AKR), Fazli Hoxha (NISMA), Mimoza Kusari-Lila (Alternativa) dhe Ramadan Hoti (PDK) . /Kallxo.Com/

Të rekomanduara