Veseli: Prishtina ka nevojë për kryetar që u shërben qytetarëve

Zgjedhjet lokale 2017 October 16, 2017 - 16:57

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë takimit të sotëm me vullnetarët e këtij subjekti është shprehur sa ka ardhur koha për Forcën e Ndryshimit në kryeqytet.

“Prishtinës i duhet ndryshimi dhe ajo ka nevojë për një kryetar punëtor e energjik, i cili do të krijojë rend e rregull dhe do të jetë në shërbim kryekëput të prishtinasve. Forca e Ndryshimit do ta çlirojë kryeqytetin prej kaosit në trafik dhe fjala e prishtinasve do të ketë peshë në qeverisjen e PDK-së”, ka theu Veseli.

Veseli tha se forca e PDK-së konsiston në faktin se është parti e cila gjithmonë ka qenë e gatshme për të marrë vendime të guximshme për zhvillimin e komunave dhe të mbarë vendit, si dhe shtoi se, me fitoren e saj më 22 tetor, Prishtina përfundimisht do ta justifikojë të qenurit kryeqytet.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

 

Të rekomanduara