Mustafa: Arban Abrashi kryetar i Prishtinës, Shpend Ahmeti zëdhënës

Zgjedhjet lokale 2017 October 12, 2017 - 20:57

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka akuzuar PDK-në, duke thënë se pikërisht kjo e fundit ishte bërë aleate me VV-në për ta mposhtur LDK-në ne balotazhin në Prishtinë, transmeton Gazeta Blic.

“PDK-së i dështoi Vetëvendosja në Prishtinë, me të cilën në vitin 2013 ishin aleatë kundër LDK-së dhe për ta bërë Shpendin kryetar”, ka thënë Mustafa.

Tutje ish kryeministri Mustafa ka thënë se VV propagandon shumë e punon pak. Madje për këtë, Mustafa e ka quajtur Shpend Ahmetin si zëdhënës të komunës në krye me Abrashin si kryetar.

“LDK e ka një zgjidhje më të mirë sivjet. Arban Abrashi, kryetar i Prishtinës e Shpendi, zëdhënës i komunës. Kombinim i mirë. LDK punon shumë e nuk propagandon, VV s’punon hiq e propagandon shumë!”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Të rekomanduara