Shefi i Misionit të OSBE-së: Zgjedhjet në Kosovë, çdo herë e më të mira

Zgjedhjet lokale 2017 October 12, 2017 - 12:49

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu vizitoi Qendrën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me c'rast tha se rezultat e zgjedhjeve të kaluara ishin të mira, dhe njësoj presin që të jenë edhe tani, transmeton Zeri.info

“Po i shohim rezultatet në Kosovë qe po implementohen çdo herë e më mirë. Misioni i OSBE-së është këtu për të ofruar asistencë teknike në ditën e zgjedhjeve, gjithçka po shkon në rregull, unë jam shumë i kënaqur por nuk jam i suprizuar sepse është çdo herë e më mirë”, ka thënë shefi i OSBE-së, i cili shtoi se “ Ne dëshirojmë që këtë zgjedhje të jenë çdo herë e më të suksesshme”, raporton “Zeri.info”.

Ai gjithashtu bëri të ditur se në komunat verore, do ketë një numër me të madh të anëtareve të OSBE-së ditën e zgjedhjeve.

Ai i ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që të respektojnë të drejtat e gjithë komuniteteve.

“Të respektojmë edhe ata të cilët nuk pajtohemi sepse gjithë njerëzit jetojnë në komunitetet e tyre. Besoj që me respekt gjëra të mëdha mund të arrihen”, u shpreh Braathu, raporton “Zeri.info”.

Ai uroi kosovarët për zgjedhje të mira pavarësisht asaj se si do të jenë rezultatet.

Ndërsa kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, duke e falënderuar OSBE-në për ndihmën e vazhdueshme tha se edhe në këtë zgjedhje do të kemi ndihmën e OSBE-së, por që do të jetë e limituar në vetëm 4 komuna.

Edhe ajo me këtë rast tha se “Në emër të KQZ ftoj partitë politike që t'i përmbahen ligjit dhe qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar më 22 tetor", tha ajo./ZËRI/

Image

Image

 

Të rekomanduara