Abrashi shpalos programin për urbanizëm

Zgjedhjet lokale 2017 October 12, 2017 - 12:44

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, nga radhët e LDK-së, Arban Abrashi gjatë një konference për media ka shpalosur programin për urbanizëm, shkruan “Zeri.info”.

Ai më këtë rast ka thënë  se të gjitha planet hapësinore dhe urbane do të harmonizohen dhe do të vihen në shërbim të vizionit të Prishtinës, raporton “Zeri.info”.

Ai po ashtu ka thënë se, çdo projekt do të hartohet gjatë mandatit dhe se sipas tij, këto projekte do të jenë në përputhje me plane dhe funksione të zbatimit.

Sa i përket hartave zonale, Abrashi ka thënë se, përgatitja e dokumentit për hartimin e hartës zonale do të bëhet  në bashkëpunim me ekspertët të fushës përkatëse. /ZËRI/

 

Të rekomanduara